back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMomentet kur nis protesta Thaçi do t'i kalojë brenda një kazerme ushtarake

Momentet kur nis protesta Thaçi do t’i kalojë brenda një kazerme ushtarake

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Hashim Thaçi ka vendosur të mbajë një konferencë për media në kazermën e FSK’së në Prishtinë, në kohën, kur do të nisë protesta e Vetëvendosjes.

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë në zyrën e tij në Presidencë, në kohën kur kundër tij do të nisë një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pikërisht, në orën 14, Thaçi do të jetë në një konferencë për media, që do ta mbajë në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

Thaçi, të gjitha konferencat tjera, i ka mbajtur në zyrën e tij. Nuk është sqaruar se pse sot do t’u drejtohet qytetarëve nga kazerma e ushtrisë.

Protesta kundër Presidentit Thaçi e thirrur nga Vetëvendosje është paralajmëruar se do të zgjasë dy orë. Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës është ndalja e Thaçit në projektin e tij për ndryshimin e kufijve.

Këtë protestë nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Social Demokrate.

Ndërkohë, partitë në pushtet, PDK, AAK e NISMA kanë heshtur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz