Moderatores së njohur shqiptare, qeni ia kafshon burrin
BILLI·

Moderatorja Fatma Haxhialiu ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ka treguar se bashkëshorti i saj është kafshuar nga një qen.
Ajo është shprehur e indinjuar për këtë ndodhi dhe ka kërkuar që Bashkia e Tiranës të marrë masa për të rehabilituar qentë e rrugës.
“Kjo situate eshte e tmerrshme dhe duhen marre masa urgjente. Gjeja e pare qe mendova ishte, po sikur te kishte qene me cunin prej dore. Eshte absurde ne 2018 te kete kope qensh te leshuara rrugeve, ne mes te qytetit. Ata qen duhen rehabilituar dhe shpresoj shume qe te jete nje nder pikat kryesore te axhendes se Bashkise!,”-përfundon Fatma në rrjete sociale.

Lexo edheBulliqi në mesin e zyrtarëve më të lartë të LDK-së. A u pendua që e kundërshtoi partinë?
















