BallinaLajmeBulliqi në mesin e zyrtarëve më të lartë të LDK-së. A u...

Bulliqi në mesin e zyrtarëve më të lartë të LDK-së. A u pendua që e kundërshtoi partinë?

Të ngjajshme

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Dega në Podujevë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shënuar sot 28 vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni, për ta shënuar këtë përvjetor, morën pjesë anëtarë të kryesisë së LDK’së, deputetë, simpatizantë e veprimtarë.

I pranishëm ishte edhe Shpejtim Bulliqi, i cili ishte ndëshkuar nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke u lënë jashtë listës së kandidatëve për depututetë.

Ndëshkimi i Bulliqit kishte ndodhur pasi ai kishte kundërshtuar partinë, duke u deklaruar kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mua dhe disa kolegë tjerë padrejtësisht na përjashtuan nga listat kryetari me nënkryetarët e LDK-së. Neve na dëmtuan individualisht por LDK-në e dëmtuan më shumë, sepse e zvogëluan numrin e votave për LDK. Pra egot personale të një klani të ngushte në LDK, kontribuuan që ta irritojnë elektoratin e LDK-së duke e bërë atë si subjekt/koalicion të dalë e treta në këto zgjedhje”, kishte thënë Bulliqi në korrikun e 2017’s.

Fillimisht, pas publikimit të listës së kandidatëve, ai kishte reaguar duke thënë se e larguan prej saj nga frika. Por ai, pavarësisht mospërfshirjes në listën e deputetëve, kishte mohuar se do të largohet nga LDK-ja.

Sot, në Podujevë, Bulliqi është parë në mesin e zyrtarëve më të lartë të LDK’së.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe tani kryetar i Komisionit shtetëror për demarkacionin, duket të jetë penduar për kundërshtimin e partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz