Hoti, pas ndërprerjes së seancës: Qëllimi është ikja nga përgjegjësia dhe problemet që i kanë krijuar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar subjektet në pushtet se po vonojnë proceset institucionale dhe se përmes veprimeve të tyre synojnë t’i shmangen përgjegjësisë për problemet që, sipas tij, i kanë krijuar në planin vendor dhe ndërkombëtar.
Hoti ka thënë se mënyra se si janë zhvilluar këto procese, njëjtë si vitin e kaluar, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për një veprim të pritshëm dhe të qëllimshëm.
“Besoj është loja e tyre që ka qenë e pritshme, nuk ka shpjegim tjetër. Kështu si e kanë vonuar edhe vitin e kaluar edhe sivjet këto dy muaj e sa që u bë është e njëjta gjë, s’pritet gjë tjetër prej tyre”, tha ai.
Duke folur për propozimin e LDK-së, Hoti tha se partisë së tij i takon, në bazë të Kushtetutës, të bëjë propozimin, ndërsa mbështetja për nënkryetarët e Kuvendit është çështje e diskrecionit të subjekteve të tjera politike.
“Absolutisht, është propozimi ynë, na takon me Kushtetutë si propozim. Është diskrecion i partive të tjera që kanë të drejtë të kenë nënkryetar të Kuvendit që t’i mbështesim. Prandaj po thëm këtë. Kurrë asnjëherë s’kanë pasur qasje konsistente në sjelljet e tyre”, tha ai.

Lexo edheKosova e fundit në PISA në Evropë, Nagavci: Ndjehem shumë mirë për punën që kam bërë si Ministre e Arsimit
Hoti ka kritikuar gjithashtu, siç tha, qasjen ndaj zgjedhjeve dhe konsolidimit institucional të shtetit, duke pretenduar se vendimet janë marrë në funksion të interesave politike.
“Ngase po kështu zgjedhjet në datën që atyre po ju konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues, edhe të problemeve me të cilat tash i kanë krijuar dhe tentojnë të largohen nga ato probleme, të ikin nga ato probleme”, tha Hoti.
Sipas tij, çështja kryesore është shmangia e përgjegjësisë për problemet që, sipas tij, janë krijuar nga marrëveshjet e dialogut dhe në raportet ndërkombëtare të Kosovës.
“Ngase po kështu zgjedhjet në datën që atyre po ju konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues, edhe të problemeve me të cilat tash i kanë krijuar dhe tentojnë të largohen nga ato probleme, të ikin nga ato probleme. Kryesorja që është, për mendimin tim, është ikja nga përgjegjësia edhe edhe problemet që që i kanë lënë me marrëveshjen e Brukselit, me aneksin në në Ohër, edhe me problemet që thashë më herët që i kanë bërë në në arenën ndërkombëtare, me partneritetin e Kosovës edhe me problemet vendore që i kemi çdo ditë me të cilat po ballafaqohemi”, tha ai.












