back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaBotë“Miss Grand International”, moment i sikletshëm për missin e “gabuar”

“Miss Grand International”, moment i sikletshëm për missin e “gabuar”

Të ngjajshme

Konkursi i këtij viti i bukurisë “Miss Grand International” u shënua nga një moment i sikletshëm që i ndodhi Isamar Herrera-s , përfaqësueses së Panamasë.

E gjitha ndodhi gjatë shpalljes së emrave të konkurrenteve që kishin kaluar në fazat finale të konkursit.

“Urime…”, filloi prezantuesja, i ndjekur nga disa sekonda heshtjeje. Isamari eci me krenari drejt pjesës së përparme të skenës ku ishin tashmë atje konkurrentët e tjerë që kishin avancuar.

Herrera eci drejt tyre me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Por ajo e dëgjoi gabimisht prezantuesen e emisionit, e cila thirri Cecilia Romeron , përfaqësuesen e Paraguait.

“Kërkoj ndjesë, e thirra Miss Grand Paraguay,” tha moderatorja.

Titulli i Miss Grand International 2025 iu dha Emma Tiglao nga Filipinet./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz