Ministrja e Drejtësisë fajëson Vetëvendosjen për manipulimin e rastit Dehari (Video)
dp

Lexo edheSi mund të punësoheni në Gjermani dhe çfarë duhet të keni kujdes për bashkimin familjar!

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të skajshëm të rastit të vdekjes së aktivistit të saj Astrit Dehari, që në ditët e para.
Hoxha ka thënë në KTV se i ishte drejtuar ambasadës britanike me një kërkesë për ndihmë në zbardhjen e rastit, për shkak të, siç ka thënë ajo, manipulimit që po i bëhej vazhdimisht rastit.
Kurse, për kërkesën që ajo i ka bërë kryeprokurorit për zgjerim të hetimeve, duke i përfshirë në to edhe ekspertët e familjes dhe avokatin e rastit, Tomë Gashi, Hoxha theksoi se e bëri me qëllim që të zbulohet nëse ata kanë të drejtë të vazhdojnë hetimet në pistën e vrasjes, në të kundërtën të sanksionohen.

Lexo edheSi mund të punësoheni në Gjermani dhe çfarë duhet të keni kujdes për bashkimin familjar!
“Nëse ekspertët mendojnë se është vrasje, atëherë unë kam kërkuar që t’i hetojnë edhe këto pista. Nëse jo, nuk mund të tolerojmë…”, ka thënë Hoxha.