Ministrja deshi të blejë “sheqerka për fëmijët” në vlerë 2 milionë dollarë – mbetet pa detyrë

Ministrja e Arsimit e Madagaskarit, Rijasoa Andriamanana, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi plani i saj për të blerë “sheqerka” për nxënësit e shkollave me vlerë 2.2 milionë dollarë u refuzua.
Ministrja sqaroi se ajo mendoi se do të ishte mirë t’i jepte secilit nxënës tre ëmbëlsira që mund të lehtësojnë shijen e hidhur të pijes barishtore që ata marrin, e për të cilën thuhet se kuron koronavirusin, transmeton lajmi.net.
Mediat lokale shkruajnë se ajo ishte e detyruar të anulonte porosinë pasi presidenti Andry Rajoelina hodhi poshtë propozimin e saj, megjithëse qeveria e tij po promovon një pije si ilaç kundër COVID-19.
Disa vende afrikane vazhdojnë të importojnë shurupin Covid-Organics, duke besuar se kontribuon në luftën kundër virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit pohon në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë provë që ky shurup bimor shëron koronavirusin.

Lexo edheTë dielën mbi 136 mijë raste, OBSH-ja kërkon që shtetet mos të relaksohen
Në Madagaskar, një nga vendet më të varfra në botë, 1,052 raste të infeksionit koronavirus dhe nëntë vdekje nga pasojat e sëmundjes janë regjistruar deri më tani. /Lajmi.net/














