BallinaLajmeMinistri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme” përpara shpërthimit të luftës, deklaroi ministri i Jashtëm i Oman, Badr al-Busaidi, duke akuzuar Uashingtonin se “u la të tërhiqej” në konflikt.

Në një artikull opinioni të publikuar në The Economist, kryediplomati i Omanit hoqi dorë nga gjuha e zakonshme diplomatike, duke e cilësuar luftën si një “katastrofë”.

Sipas tij, gjatë nëntë muajve të fundit, Uashingtoni dhe Teherani kishin qenë “në prag të një marrëveshjeje reale” për programin bërthamor iranian. Ai përmendi dy momente kyçe kur kjo marrëveshje mund të ishte finalizuar.

Mundësia e parë ishte gjatë një raundi bisedimesh që pritej të zgjaste deri në qershor 2025, pak përpara nisjes së një konflikti 12-ditor nga Israel, gjatë të cilit SHBA ndërhynë përkohësisht duke bombarduar objekte bërthamore iraniane.

Mundësia e dytë, sipas tij, erdhi në shkurt 2026, pak para bombardimeve të përbashkëta izraelito-amerikane, në të cilat u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, duke ndezur një luftë që më pas u përhap në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Ishte një tronditje, por jo një surprizë, kur më 28 shkurt – vetëm disa orë pas bisedimeve më të rëndësishme – Izraeli dhe SHBA ndërmorën një tjetër sulm ushtarak të paligjshëm kundër paqes që për një moment dukej e arritshme”, shkruan al-Busaidi.

Ai akuzoi administratën amerikane se “lejoi veten të përfshihej në këtë luftë”, e bindur nga liderët izraelitë se një “dorëzim i pakushtëzuar” do të pasonte shpejt pas sulmit fillestar, duke e cilësuar këtë si një nga gabimet më të mëdha strategjike të Uashingtonit.

“Miqtë e SHBA-ve kanë detyrimin të thonë të vërtetën”, thekson ai, duke u bërë thirrje aleatëve që t’i tregojnë Uashingtonit se sa shumë ka “humbur kontrollin e politikës së jashtme”, ka transmetuar Panorama.

Ndërkohë, sipas The Guardian, këshilltari britanik për sigurinë kombëtare, Jonathan Powell, kishte marrë pjesë në raundin e fundit të negociatave SHBA-Iran në Gjenevë më 26 shkurt, duke i cilësuar propozimet e Teheranit si “mjaft të rëndësishme për të shmangur një luftë të nxituar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz