back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMinistri i FSK-së pjesëmarrës në njërën ndër konferencat kryesore në botë për...

Ministri i FSK-së pjesëmarrës në njërën ndër konferencat kryesore në botë për siguri

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Ministri ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), z. Haki Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast, Ministri Demolli pati një takim shumë të ngrohtë bilateral me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, z. Harjit Sajjan, të cilin e falenderoi përzemërsisht për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

Ministri Demolli në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së Kanadasë, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që, do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s.

Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoj nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së, gjë që u mirëprit nga Ministri Sajjan.

Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, z. Harjit Sajjan, Ministri i FSK-së z. Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga nikoqiri, me temën: ,,Formësimi i agjendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.

Ministri Demolli, ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Krahas Ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në teren z.Herve Ladsous dhe z.Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin Ministrat e rajonit nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz