BallinaLajmeMinatorët e Trepçës agjërojnë Ramazanin, bëjnë syfyr 800 metra nën tokë (Video)

Minatorët e Trepçës agjërojnë Ramazanin, bëjnë syfyr 800 metra nën tokë (Video)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ramazani ka shijen ndryshe në minierën e Stantërgut. Në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra, syfyri tradicionalisht bashkon në një tryezë minatorët e Trepçës.

Ata për të cilët thuhet se e kanë bukën me shtatë kore dhe shujtën modeste, ashtu siç e kanë edhe natyrën.

Dora nxjerrë nga puna në nëntokë, tregon për vështirësitë në këtë minierë, raporton RTVD, përcjell Telegrafi.

Zeqir Ibishi, minatori më i vjetër,  përkundër moshës e agjëron ramazanin.

Ibishi, që për 42 vite jetë ia ka falur Trepçës, i dërgon të fala kryeministrit që minatori mos të përfundojë në fund me një pension prej 75 eurosh.

“Që 42 vjet punojmë kurrfarë të drejtash nuk kena. Të fala i çoj kryeministrit Haradinaj,… ia kena çu kërkesat, as nuk kena të drejt më dal në pension me kushtet që i kemi pas më herët. Minatori 56 vjeçar merr pension 75 euro..”, ka thënë Ibishi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz