BallinaLajmeGodet prapë Krasniqi: Bukoshi i kishte 500 milionë marka në konto

Godet prapë Krasniqi: Bukoshi i kishte 500 milionë marka në konto

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për luftën e Kosovës, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Gjermania ka bërë përpjekje që t’i bashkojë UÇK’në dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka kujtuar t’i jetë thënë në Gjermani se Bujar Bukoshi, asokohe kryeministër i Kosovës, i kishte 500 milionë marka në llogari bankare.

“Në Gjermani ka qenë një përpjekje e ambasadorit Pauls, që të na bashkojë, Qeverinë e Bukoshit me Shtabin e Përgjithshëm të Kosovës”, ka treguar Krasniqi në T7.

“Kemi pasur një bisedë, që nuk kemi mundur të arrijmë kushedi çfarë përfundimi”, është shprehur ai.

“Ajo që më kujtohet mirë është se abasadori Pauls ka thënë që është edhe interesi i UÇK’së të bashkëpunojë dhe të merret vesh me Qeverinë e Bukoshit, se ata në fondin e tyre i kanë diku 500 milionë marka”, ka kujtuar Krasniqi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz