back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMilaim Zeka zbulon listën me emrat që mund të ftohen për intervistim...

Milaim Zeka zbulon listën me emrat që mund të ftohen për intervistim nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, MilaimZeka,në DPT te Fidani, në T7, ka folur rreth listës me emrat e personave të cilët,sipas tij, do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale. Zeka ka deklaruar se është takuar me disa prej zyrtarëve të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim.

“Ekzistojnë lista si Lista A, Lista B dhe Lista C. Unë nuk dua të flas me emra. Unë sot jam takuar me Remin, e dje me Sami Lushtakun”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se dje e ka njoftuar Sami Lushtakun se do të thirret për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Dje unë i kam thanë Samiut: a e ke marrë ftesën? Tha ‘jo’, dhe i kam thanë qënesër (sot) të vjen. Nuk është garë të flasësh për lista të njerëzve,që janë eprorë të lartë të UÇK’së, falë së cilës jemi gjallë”.

“Në listën që unë e kam parë, nuk figuron vetëm një, emri i Hashim Thaçit”, ka deklaruar Zeka.

Image result for milaim zeka

Të Fundit

Sport

ShowBiz