Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se efekti i kësaj mase është se nga data 27 korrik deri më 8 gusht Kuvendi nuk mund të mblidhet.
“Por që për neve është e paqartë sepse Gjykata këtë vendim ta merrte që në momentin që e ka lëshuar masën, d.m. th nga sot dhe s’ka kuptim nga data 27, sepse nga data 26 kalon afati 30 ditor, ky është lapsus i gjykatës”, tha Miftaraj.
Theksojmë se Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.
Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.