back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSport“Messi i ri” – Edon Zhegrova i tmerron mbrojtësit e Stuttgartit

“Messi i ri” – Edon Zhegrova i tmerron mbrojtësit e Stuttgartit

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Edon Zhegrova e ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet duke u dribluar mbrojtësit e Stuttgartit gjatë një ndeshjeje miqësore të Baselit.

Baseli pësoi disfatë me rezultat 3:2 në ndeshjen miqësore kundër Stuttgartit, e cila u zhvillua sot në stadiumin “St.Jakob-Park”, në kuadër të turneut parasezonal, në përgatitje për sezonin e ri, raporton Gazeta Express.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ishte titullar në këtë ndeshje dhe përkundër që nuk arriti të shënojë gol, për t’ia siguruar skuadrës së tij fitoren apo barazimin, ai e dëshmoi talentin e tij.

Faqja “Passion for Possession Soccer” e postoi një video të një aksioni të Zhegrovës në këtë ndeshje, duke iu referuar kosovarit si “Messi i ri”. Zhegrova e shpërndau këtë postim edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova, i kishte komentuar më herët vlerësimet e njerëzve që thonë se stili i tij i lojës është i ngjashëm me atë të Lionel Messi. Ai ishte shprehur se nuk pajtohet me këto vlerësime.

“Edhe kur isha i ri, shumë njerëz më thonin se luaj si Lionel Messi. Por, unë nuk mendoj ashtu. Gjithashtu them se nuk luaj si ai. Unë jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”, është shprehur Zhegrova për bzbasel.ch. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz