BallinaLajmeMësohet ku u shpenzuan rezervat shtetërore

Mësohet ku u shpenzuan rezervat shtetërore

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Rrymën e veriut që dikur iu faturua qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës, tani po e paguan qeveria.

Ky obligim mori afër një të pestën e rezervave shtetërore të destinuara për raste emergjente e të paparashikuara. Nga 4.8 milionë që është shuma totale e rezervave, 1 milion u destinua për këtë punë.

Por një pjesë goxha e madhe e këtij buxheti krizash u shpenzuan për kremta.

Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës morën plot 600 mijë euro, 500 mijë të tjera u ndanë për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ndërsa 100 mijë tjera u hargjuan për epopenë e UÇK-së.

Dicka më shumë se 150 mijë euro u ndanë për shënjimin e mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi.

Nga paratë që janë të menduara për gjëra të paparashikuara u ndanë edhe 120 mijë euro në ndihmë të 800 familjeve të komunitetit egjiptian dhe 50 mijë për komunitete tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz