Il SIUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU di Ronaldo all’Olimpico, prendete e godetene tutti
Mënyra si reagoi turma në ‘Olimpico’ kur CR7 shënoi kundër Lazios, është vërtetë spektakolare

Juventusi i mbijetoi njërit prej testeve më të vështira deri tani në Serie A, të dielën mbrëma.
Biankonerët arritën që me shumë vështirësi të mundin Lazion si mysafirë, transmeton Insporti.
Nikoqirët, të cilët e kanë për synim rikthimin në zonën Champions, ishin briliantë në pjesën e parë, derisa Juve ishte me fat që intervalin e përfundoi pa pësuar.
Emre Can fillimisht shënoi autogol për t’i dhuruar epërsinë kundërshtarit, por Juve u rikthye me golat nga Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo për ta fituar ndeshjen.

Superylli portugez shënoi nga pika e penalltisë, duke nxitur një reagim interesant nga fansat brenda “Stadio Olimpicos”.
Lexo edheE thotë Guardiola: Këto tri skuadra e dominojnë futbollin
Pavarësisht se pati më shumë mbështetës të skuadrës vendëse në stadium, brohoritja “Siuu” ishte shumë e qartë të dëgjohej nga të gjithë.
Shikoni videon e mëposhtme, e regjistruar direkt në momentin e shënimit. /Insporti.com/














