back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMediat serbe “zbulojnë” edhe “Listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të...

Mediat serbe “zbulojnë” edhe “Listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të lartë serbë që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Mediat serbe vazhdojnë me propagandën e fuqishme kundër Kosovës, veçmas pas aplikimit të taksës doganore për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës që hyjnë në Kosovë.

Gazeta beogradase “Novosti” shkruan sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

“Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në vendkalimet, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin nga vendkalimet kufitare”, shkruan gazeta serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas kësaj gazete, “në listën që e ka parë ky medium janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”.

“Në ‘Listën e zezë’nga kabineti i kryeministres Brnabiq janë: Ivica Daçiq, Nebojsha Stefanoviq, Rasim Lajiq, Zoran Mihajloviq dhe Aleksandar Vulin. Përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë: Presidentja Maja Gojkoviq dhe zëvendësit Verolub Arsiq, Vladimir Marinkoviq, Gjorgje Miliçeviq, Verica Radeta dhe Gordana Çomiq si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliq Preliq, katër gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj Dragomir Milojeviq, dhe disa sekretarë shtetërorë, ndihmës ministra …”, shkruan gazeta.

Lista me emrat e zyrtarëve të lartë shtetërorë serbë, të cilëve sipas mediave në Serbi do t’u ndalohet hyrja në Kosovë

Sipas kësaj gazete me këtë veprim,  autoritetet e Kosovës kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit që ka të bëjë me vizita zyrtare dhe e cila është në fuqi që nga viti 2014.

Ndryshe, gazeta serbe ka publikuar një listë me emra të zyrtarëve shtetëror, por pa specifikuar se nga kush është hartuar kjo listë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz