back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeMediat serbe: Vuçiq hodhi poshtë propozimin e BE-së, nuk do t’i vendos...

Mediat serbe: Vuçiq hodhi poshtë propozimin e BE-së, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosën të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Siç mëson gazeta e pavarur beogradase, nova.rs, Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Ky është pikërisht qëndrimi që më së shumti është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë, ku mori pjesë edhe Vuçiq.

Siç mësohet, në takimin në Nemanjina nuk është folur për sanksione ndaj Rusisë. Ministrat e SPS-së Branko Ruziq dhe Novica Tonçev, të cilët abstenuan gjatë votimit, nuk mbështetën vendimin e shumicës për të hedhur poshtë propozimin e BE-së që Serbia të apelojë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot duhet ta bëjë publike këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me Patriarkun Porfirio, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Ukrainë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz