Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) i është dashur të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3, me urdhër të Policisë së Kosovës, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në vend.
Zjarret e mëdha që kanë përfshirë rajone të ndryshme, veçanërisht në Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, kanë shkaktuar dëmtime të infrastrukturës elektroenergjetike, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm konsumatorësh.
Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e fuqishme që po fryjnë në këto zona dhe rajone të tjera të vendit.
Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
KEDS u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë përgjegjësi për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë këto zona.
Njoftimi i plotë i KEDS: