Më në fund, Vesa publikon foto krah Mirlindit

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banorës së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, sapo mori një zhvillim të ri.
Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me zemër – një gjest që shumëkush e ka marrë si konfirmim publik të lidhjes së tyre.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, trajneri i ekipit rus ku luan Daku u citua në disa media teksa deklaronte se çifti janë tashmë të “kurorezuar”, ndonëse ky detaj nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët.

Lexo edheShkurte Fejza me “Mora fjalë” çon në këmbë Tiranën
Megjithatë, postimi i fundit i Vesës, i shoqëruar me këtë imazh dhe simbolin e dashurisë, po interpretohet si shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën drejt një etape më të qëndrueshme.















