Garës për Kupën e Kosovës po i afrohet fazës vendimtare, ndërsa sot u përcaktuan edhe dy skuadra të tjera çerekfinaliste. Gjilani dhe Vushtrria arritën të kalojnë me sukses pengesat e tyre, duke lënë jashtë garës Lirinë dhe Vëllaznimin.
Me këto rezultate, lista e ekipeve që kanë siguruar një vend në mesin e tetë më të mirave pothuajse është kompletuar. Deri më tani, në çerekfinale janë kualifikuar Dukagjini, Ballkani, Ferizaj, Llapi dhe Malisheva, të cilave tani u janë bashkuar edhe Gjilani e Vushtrria, transmeton lajmi.net.
Vendi i fundit në këtë fazë do të vendoset javën e ardhshme, kur Feronikeli ’74 do të përballet me Dinamon e Ferizajt më 18 shkurt.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shorti për çerekfinalet do të tërhiqet më 20 shkurt, duke nisur nga ora 13:00, çka do të përcaktojë çiftet e radhës në garën për trofeun e Kupës./lajmi.net/