back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportTronditje në futbollin anglez: Ish-mesfushori i Arsenalit përballet me akuza të reja...

Tronditje në futbollin anglez: Ish-mesfushori i Arsenalit përballet me akuza të reja për përdhunim

Të ngjajshme

Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant (VIDEO)

Pasditja e sotme i ka gjetur Labin dhe Ludon...

Nga Kuvendi në diplomaci – Ish-ministrja përgëzon Konjufcën për detyrën e re

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar...

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare

Është mbledhur për herë të parë Kryesia e Kuvendit...

MKRS-ja publikon listën preliminare të kategorizimit të sportistëve

Ministria e e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar...

Berisha: PLE pjesë e Qeverisë së re, komuniteti egjiptian sërish me përfaqësim ministror

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka...

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe një nga emrat më të njohur të Premier League, Thomas Partey, është goditur nga akuza të reja të rënda. Prokuroria britanike (CPS) ka autorizuar dy akuza shtesë për përdhunim ndaj 32-vjeçarit, duke e çuar çështjen në një fazë edhe më serioze.

Partey ishte akuzuar më herët në korrik 2025 për përdhunimin e dy grave dhe për sulm seksual ndaj një të trete. Në shtator 2025, në Southwark Crown Court, ai u deklarua i pafajshëm për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Ngjarjet e pretenduara thuhet se kanë ndodhur mes viteve 2021 dhe 2022.

Tashmë, ai do të rikthehet në gjykatë më 13 mars për t’u përballur me akuzat e reja, të cilat lidhen me një viktimë të re të dyshuar. Hetimi i ri nga Policia Metropolitane nisi pasi pretendimet e reja u raportuan në gusht 2025. Gjyqi për akuzat ekzistuese është planifikuar të zhvillohet në nëntor. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz