back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMbyllja e lojërave të fatit la shumë të papunë – Qeveria po...

Mbyllja e lojërave të fatit la shumë të papunë – Qeveria po i ik përgjegjësisë

Të ngjajshme

Po përgatitet një shkëmbim i madh mes Realit dhe Chelseas

Real Madrid dhe Chelsea mund të përfshihen në një...

Shaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë në këto zgjedhje

Në takimin e sontëm me nëndegët “Xhevdet Doda”, “Gani...

Ekskluzive: Arrestohet reperi Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin...

Nga 10 maji, edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi Ligji për Mbylljen e Lojërave të Fatit në Kosovë.

Në një situatë të tillë, asnjë subjekt i lojërave të fatit nuk mund të operojë legalisht brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Arsyeja e mbylljes së lojërave të fatit tashmë ka devijuar në efekte të tjera negative në aspektin social.

Nga analizat e ndryshme ekonomike në terren, është konstatuar se afër 4 mijë persona do të mbesin të papunë si pasojë e vendimit në fjalë të institucioneve të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje lajmi.net ka kërkuar përgjigje në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo këta të fundit e kanë drejtuar gishtin kah Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse  Qeveria ka ndonjë strategji që personat e mbetur të papunë, të sistemohen përsëri.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu për lajmi.net thotë se mbyllja e lojërave të fatit, ka qenë kryekëput vendim si pasojë e mungesës së sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sipas tij, në një vend ku ka mungesë të koordinimit të aktiviteteve juridike dhe shtetërore, ndodhin gjëra të tilla dhe mbyllen sektore të rëndësishme ekonomike.

“Një ndër defektet më të mëdha në shoqërinë kosovare edhe në aspektin institucional është mungesa e sundimit të rendi dhe ligjit. Në një shtet kur nuk ka koordinim të aktiviteteve juridike dhe shtetërore, ndodhin gjëra të tilla që edhe sektore të ndryshme ekonomike të mbyllen, dhe rasti konkret është edhe mbyllja e lojërave të Në qoftë se shteti ka një strategji të qartë dhe kritere që përcillen nga rendi dhe ligji, atëherë dukuri të tillë nuk do të kishte qenë e nevojshme të ndodhin”, thekson Gërxhaliu.

Mbyllja e vendeve të punës, dhe rrezikimi i buxhetit të shtetit, sipas Gërxhaliut janë disa nga konsekuencat që shteti i Kosovës do t’i vuajë karshi këtij vendimi.

“Jemi këtu ku jemi, mbyllen vende të reja të punës, rrezikohet buxheti i Qeverisë, dhe sot nuk I bëhet nderë nëse faktori ndërkombëtar e shohin se në mungesë të sundimit të rendit dhe ligjit ndodhin këto dukuri të tilla të mbyllen aktivitete të ndryshme biznesore. Kjo është për t’u analizuar edhe në aspektin integrues dhe në aspektin psikologjik”, ka theksuar Gërxhaliu.

E ndonëse nga kabineti i tij nuk kthyen ndonjë përgjigje, Haradinaj para disa kohësh kishte premtuar zgjidhje për punëtorët të cilët kanë mbetur në rrugë si pasojë e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit.

Ai kishte premtuar një program të veçantë nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për personat e prekur nga vendimi i insitucioneve të Kosovës.

Megjithatë, veprime të tilla të Qeverisë nuk janë ndërmarrë akoma. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz