Burimi i të dhënave në këtë publikim janë, Regjistrat Themeltar të vdekjeve bazuar në ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003.
Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993.
Nga gjithsejtë vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4959 janë meshkuj apo 55.1% dhe 4039 janë femra apo 44.9%.
42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër.
Sipas komunës ku ka ndodhë ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2531 raste të vdekjeve apo 25.3%, vendin e dytë Prizreni me 995 apo 10% , të tretin Peja 665 apo 6.7% etj. 79.9% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.
Kuartali i parë i vitit merr pjesë me 35.4%, ndërsa muaji Janar zë vendin e parë me 9.7% të vdekjeve të raportuara. Shqiptarët marrin pjesë me 90.1%.















