Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, derisa ende nuk po shihet ndonjë zgjidhje. Dje dështoi edhe seanca e 50-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pasi Vetëvendosja po këmbëngul në votim të fshehtë.
Përkundër faktit që një takim me Limajt dhe Kurtit, që u zhvillua të shtunën nuk pati sukses që Kuvendi të konstituohet dje, ky i fundit tha në një konferencë se i ka bërë ofertë për bashkëqeverisje kryetarit të Nisma’së.
Lidhur me këto bisedime për Periskopin ka folur analisti Halil Matoshi, duke paralajmëruar pasoja politike shkatërruese për këdo që vendos të hyjë në koalicion me Kurtin.
“Albin Kurti nuk dëshiron bashkëqeverim por nënshtrim. Nëse Limaj a kushdo hyn në koalicion, ky âsht fundi poshtrues i tij!” – ka deklaruar Matoshi.
Ai ka kujtuar përvojën e LDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2019, duke e cilësuar si një precedent që nuk duhet të harrohet.
“Kjo i ka ndodhë LDKsë me 2020…”, është shprehur ai.
Sipas Matoshit, Kurti nuk po synon një qeverisje gjithëpërfshirëse, por po përpiqet të eliminojë çdo alternativë politike për të mbetur i vetëm në skenë – një qasje që ai e krahason me stilin e qeverisjes së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Kurti po mësynë detronizimin e skenes politike kosovare duke i stigmatizu e poshtru, për me mbetë i vetëm, sipas modelit të Edi Ramës.”– ka thënë Matoshi.
Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë subjektet politike nuk duket të jenë as afër ndonjë zgjidhjeje apo marrëveshjeje politike për të dalë nga kjo situatë.
“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike, LVV dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënytë që gjithçakj të përbmybllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai.