BallinaLajmeMashtronte se është polic, arrestohet

Mashtronte se është polic, arrestohet

Të ngjajshme

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Një person i moshës 35 vjeçare u arrestua nga Policia. I njëjti duke mashtruar se është polic civil kishte ngacmuar seksualisht vajzat. E veç ngacmimit, ai është arrestuar edhe si i dyshuar që në vitin 2018 kishte dhunuar një vajzë. Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ngacmonte seksualisht vajzat, deklaronte se ishte polic.

Gjendet në qendër të kryeqytetit.

Lagja Dardania në Prishtinë njihet për frekuentimin e madh të qytetarëve.

Por jo të gjithë banorëve e personave që kalojnë këtupari iu sigurohet liria.

Të paktën kështu ka ndodhur në dy raste gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti.

E madje një paralajmërim se një person që shtirej si zyrtarë që ka për obligim e ofrimin e sigurisë, pra si polic, po keqpërdorte kryesisht vajza të mitura u shpërnda edhe në rrjete sociale.

E raportimet për këtë person të deklaruara edhe në Policinë e Kosovës kanë nxitur reagimin e këtij institucioni.

Përmes një përgjigje me shkrim për televizionin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që dyshohej për veprën mashtrim dhe ngacmim seksual është arrestuar.

Ndaj të njëjtit është i raportuar edhe një rast i dhunimit më 2018.

Ndërkohë sipas policisë hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz