BallinaLajmeMarko Gjuriq sot në Kosovë

Marko Gjuriq sot në Kosovë

Të ngjajshme

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë sot në Kosovë, shkruan Periskopi.

Vizita e Gjuriqit është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës së djeshme nga kjo Ministri treguan pse ia kanë lejuar vizitën gjatë vikendit, pavarësisht incidentit të fundit që ndodhi në veri të Mitrovicës.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, thuhej në përgjigjen e tyre.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, thuhet tutje.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, thonë nga kjo Ministri.

Më 26 mars Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në Kosovë.

Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar.

Arrestimi i Gjuriqit shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz