Përfaqësues të kompanisë “TAV”, e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit ditëve të fundit kanë nisur “gjahun” pas pasagjereve edhe në Republikën e Shqipërisë, ku ditëve të fundit përmes kompanive turistike po organizon kampanja të shumta për të promovuar.
Aeroporti i Shkupit, falë mbështetjes Institucionale kohëve të fundit po ashtu është bërë joshës edhe për qytetaret e Kosovës.
Por, mundësitë janë rritur edhe më shumë sidomos pas lëshimit në funksion të autostradës “Arben Xhaferi”.
Por, përfaqësues të kompanive turistike në vendin tonë jo zyrtarisht i kanë thënë gazetës “Zëri” se numri i klientëve në Aeroportin e Prishtinës rrezikon të bie për shkak të problemeve të shumta me të cilat ata përballen.
“Ta zëmë çmimi i kerozinës në Aeroportin e Prishtinës është mbi 40 për qind më i lartë se sa në Aeroportet tjera, pasi që këtu ka monopol. Po ashtu, kompanive në Kosovë nuk iu ofrohet asnjë përkrahje Institucionale” tha njëri prej përfaqësueseve të kompanive turistike i cili nuk deshi te identifikohej për gazetë.
Po ashtu, më tutje burimet e njëjta bëjnë të ditur se pa ta ruajtur stabil numrin e udhëtareve në Aeroportet e Maqedonisë, Institucionet atje ofrojnë përkrahje financiare si për qytetaret që përdorin Aeroportet për të udhëtuar, po ashtu edhe për tur operatoret që ofrojnë shërbime fluturimi nga Aeroportet e Maqedonisë së Veriut.



