BallinaLajmeMane pastron tualetet e xhamisë në Angli – vetëm pak orë pas...

Mane pastron tualetet e xhamisë në Angli – vetëm pak orë pas ndeshjes me Leicester

Të ngjajshme

Sadio Mane është filmuar duke pastruar tualetet e xhamisë së tij lokale.

Videoja është shpërndarë në mediat sociale, ku shihet ylli i Liverpoolit duke u bashkuar me mirëmbajtjen e tualeteve vetëm disa orë pas shënimit të golit kundër Leicester, shkruan GazetaBlic.

Anësori senegalez ka shënuar katër gola në katër ndeshje pasi ‘Reds’ fituan të gjitha ndeshjet në Premierligë edicionin e ri.

Në video Mane mbush një kovë me ujë. Përdoruesit e mediave sociale kanë pohuar se xhirimet janë në xhaminë Al-Rahma ku Mane viziton rregullisht, në Mulgrave Street, Liverpool.

Sulmuesi i Liverpoolit është i njohur për gjestet e tij, pasi ka dhuruar 200,000 sterlina për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambaly, Senegal.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz