Maliqi: Zgjedhjet e 7 qershorit mund të kenë dalje më të ulët të votuesve
dp

Lexo edheU bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjeravicë, komuna i drejtohet shoferëve: Lëvizni me kujdes

Në emisionin “Info Magazine”, Maliqi tha se nuk pret domosdoshmërisht një transfer të madh votash nga Lëvizja Vetëvendosje te Lidhja Demokratike e Kosovës, por vlerëson se mund të ketë më pak pjesëmarrje në votime.
“Ndoshta nuk do të kemi një transfer të votave nga VV tek LDK, por mund të ketë dalje më të ulët. Është një numër i votuesve që kanë qenë në një formë të entuziazmuar nga energjia…e Osmanit dhe Kurtit dhe në këtë kontekst dalje më e ulët mund të ketë efekt”, tha Maliqi.
Sipas tij, faktor tjetër që mund të ndikojë është edhe data e zgjedhjeve, duke thënë se mund të pritet pjesëmarrje më e vogël edhe nga diaspora.

Lexo edheU bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjeravicë, komuna i drejtohet shoferëve: Lëvizni me kujdes
“Faktori i dytë që mund të ndikojë është data e zgjedhjeve. Mund të presim dalje pak më të ulët, jo vetëm nga entuziazmi më i ulët, por edhe nga pjesëmarrja më e vogël e diasporës”, deklaroi ai.