Lushtaku njofton për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi: E takova për herë të fundit më 6 prill

Kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi.
Përmes një postimi emocional, Lushtaku ka kujtuar takimin e fundit me Rexhepin, më 6 prill, në ditëlindjen e tij, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do të shiheshin.
Ai e ka përshkruar Rexhepin si një luftëtar të tri luftërave, i cili për më shumë se 18 vite jetoi si invalid, duke përballuar me dinjitet plagët e luftës.
“Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm”, ka shkruar Lushtaku.

Lexo edheVdes ish-ushtari i UÇK, Lushtaku: E festuam ditëlindjen në prill, s’e dija që do të ishte hera e fundit që shihemi
Në fund, ai u ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së tij!”. /Lajmi.net/