Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti tjetër i LDK’së Paris Guri është sulmuar nga deputetët. Ajo ka thënë sot në Kuvend nuk u sulmua një deputet “por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari”.
Lushaku- Sadriu shton se sulmet nuk e ulin Parisin.
“Paris Guri nuk heshti përballë korrupsionit dhe nepotizmit asnjëherë. E tha troç, me kurajo dhe integritet, siç duhet të flasë çdo përfaqësues i popullit. Sulmet ndaj tij nuk e ulin Parisin, por e ngrisin edhe më lart. Ai përfaqëson një politikë që po lind: të ndershme, të guximshme, dhe plot dinjitet. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit. Dhe ne jemi me të.”
- Advertisement -