Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, përfshirë hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./IndeksOnline/
- Advertisement -