BallinaLajmeLushaku për çështjen e presidentit: Të intensifikohen bisedimet, barra e procesit bie...

Lushaku për çështjen e presidentit: Të intensifikohen bisedimet, barra e procesit bie mbi VV-në

Të ngjajshme

Rezoluta e PDK-së, Haxhiu: Nuk pati dakordim, bëra përpjekje maksimale që të gjejmë konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, pas mbledhjes...

Arben Fetai: Ligji i ri vendos fund keqpërdorimeve në përfaqësimin etnik

Zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit...

Gjykata Kushtetuese hapi dyert për vizita të qytetarëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur sot dyert e...

Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ia ka bartur përgjegjësinë Lëvizjes Vetëvendosje për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së presidentit të vendit.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo ka thënë se i takon partisë me numrin më të madh të votive që të ofrojë zgjidhje për këtë proces.

Sipas saj, afatet kushtetuese janë të qarta dhe duhen veprime intensive për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

“Është tepër e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë që Gjykata Kushtetuese ka dhënë afate të qarta dhe për t’i menjanuar zgjedhjet duhet një zgjidhje për t’i dhënë vendit president. Bisedimet duhet të intesifikohen për të gjetur zgjidhje. Barra është e atyre që kanë numrin më të madh të votove. Rreziku është që të shkojmë në zgjedhje, por pa vullnetin e partisë së parë nuk mund t’I jepet zgjidhje kësaj çështjeje”, ka deklaruar ajo..

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz