Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shqetësimin se Evropa nuk po luan rolin që dëshiron në skenën botërore dhe se duhet të marrë përsipër për të mbrojtur siç duhet interesat e saj.
“Ajo që më shqetëson, dhe duhet ta pranoj se më rëndon, është fakti që ne evropianët aktualisht nuk po marrim rolin që duam në botë dhe që duhet të luajmë për të mbrojtur siç duhet interesat tona”, tha sot Merz sipas një interviste për “CDU.TV”, kanali zyrtar mediatik i partisë së tij Bashkimi Kristian Demokrat
Merz përmendi luftën në Ukrainë si shembull. “Aktualisht ne nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi presidentin rus Vladimir Putinin për ta përfunduar këtë luftë,” tha ai. “Ne jemi të varur nga ndihma amerikane”.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se vende si Kina, India dhe Brazili po krijojnë partneritete të reja me Rusinë.
Megjithë shqetësimet e tij, Merz mirëpriti shenjat e unitetit të rinovuar evropian. “Kjo varet në masë të madhe nga angazhimi i qeverisë gjermane dhe, në këtë rast, shumë nga angazhimi i kancelarit gjerman,” tha ai.