Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në Gjakovë, janë parë edhe shenjat e plumbave.
Në këtë rast mbeti i vrarë një person dhe mbeti i plagosur vëllai i tij.

Insajderi ka raportuar se Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.