Lladrovci: Tendenca për të më larguar nga PDK është e kotë
dp

Lexo edhePërurohet stadiumi në Prishtinën e Re, Përparim Rama: Nuk ndalemi

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Drenas, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot sërish duke thënë se tendenca për ta larguar nga Partia Demokratike e Kosovës është e kotë.
Lladrovci thotë se politikën nuk e sheh si bukë të mykur as si bukë që merr nga magjja e huaj.
“Nga fillimi, sqarimet për veprimet e mia para qytetarëve të komunës nga zemra e Kosovës janë të panevojshme, sepse më njohin, ashtu edhe për miqtë e dashamirët gjithandej trojeve shqiptare.

Lexo edhePërurohet stadiumi në Prishtinën e Re, Përparim Rama: Nuk ndalemi
Jam i përkushtuar për interesin e përgjithshëm, ashtu sikur për kombin tim, për të cilin nga rinia e hershme dhashë dëshmi.“, shkroi ai në ‘Facebook’.