Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një lajm të mirë për qytetartë e Drenasit.
Ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin nga Këshilli Nacional për Investime, vendimin e nënshkruar nga Ministri Bedri Hamza për ujëmbledhësin e Vërbocit, shkruan Gazeta Online Drenicapress.info.
Poashtu i pari i Drenasit ka thënë se rruga me katër korsi si dhe stadiumi nacional do të ndërtohen brenda mandatit të tij qeverisës.
Lexojeni të plotë postimin e Lladrovcit në Facebook:
Sot, zyrtarisht e pranova vendimin nga Këshilli nacional për investime, vendimin e nënshkruar nga Ministri Bedri Hamza për ujëmbledhësin e Vërbocit.
Falënderoj sinqerisht institucionet qendrore të cilat trajtuan dhe shqyrtuan kërkesën tonë dhe miratuan për realizim të ujëmbledhësit, projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Drenasit.
Zotimi ynë se ujin e pijes, me cilësi, do ta bëjmë të qasshëm për çdo familje të komunës tonë, do ta bëjmë realitet.
Po ashtu, rruga me katër korsi, është duke vijuar.
Stadiumi nacional, presim të filloj të ndërtohet, më 2019 dhe do të kryhet brenda këtij mandatit tim të parë.
Ne fjalët i bëjmë vepra!