back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLladrovci mbështet protestën e 7 gushtit: UÇK zhvilloi luftë të drejtë, nuk...

Lladrovci mbështet protestën e 7 gushtit: UÇK zhvilloi luftë të drejtë, nuk kemi heronj për të humbur

Të ngjajshme

Polonia e dominon Italinë në finale, e fiton Ligën e Kombeve në volejboll

Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e...

Incident zjarri në Ferizaj, digjet një deponi mbeturinash

Një incident zjarri ka ndodhur të dielën në një...

Ish-luftëtari korean afro 3 metra e mban yllin e Tottenham si një foshnjë

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, u përqafua si një...

Zgjedhjet lokale, KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës

Nga 23 korriku kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi...

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbështet protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai thotë se “Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës, derisa shton se UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Lladrovi bëri me dije se ka rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Drenasit, derisa shtoi se nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë.

“Me ftesë të Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Drenas, Shoqërisë “Lëvizja” dhe OVL-së së UÇK-së, u mbajt takimi konsultativ për mbështetjen e “Protestës kundër padrejtësisë”. Në takimin konsultativ mora pjesë bashkë me përfaqësues të dy shoqatave dhe subjekteve politike në Komunën e Drenasit, z. Naim Bujupi, z. Izet Ibrahimi, z. Beqir Kiqina, znj. Egzona Tërdevci, ndërsa pjesëmarrjen e kishin konfirmuar edhe z. Egzon Qorri dhe z. Enver Hajdari, nga OVL të UÇK-së, por, nuk morën pjesë në takim”.

““Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës. UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe vlerat e saj na bashkojnë të gjithëve. Në takim theksova se protesta është e ftuar nga shoqatat e dala nga lufta, por, na takon të gjithëve në Komunën e Drenasit ta përkrahim këtë kauzë të drejtë në mbrojtje të vlerave të luftës”, ka shkruar Lladrovci.

“Me qëllim të pjesëmarrjes masive në Prishtinë, i kam rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve, nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë. Nuk kemi heronj për të humbur!”.

- Advertisement -

Të Fundit