back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Gruaja gjithmonë ka qenë shtylla mbajtëse e familjes dhe shoqërisë

Lladrovci: Gruaja gjithmonë ka qenë shtylla mbajtëse e familjes dhe shoqërisë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Me rastin e shënimit të festës së gruas, 8 Marsin, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka uruar gjitha grat për këtë ditë. Fillimisht, kryetari Lladrovci ka vizituar Qendren për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ku të gjitha grave ne këtë qendër u ka dhuruar nga një lule, dhe ka theksuar se mbështetja dhe përkushimi i tij do të jetë i vazhdueshëm ne realizimin e synimeve të tyre, pastaj ka marr pjesë edhe në ekspoziten e artizanateve të punuara nga grat e Komunës së Drenasit.

“8 Marsi është një festë simbolike që shënohet ne gjithë botën, pasi që simbolizon të drejat e gruas që ishin mohuar prej vitesh. Përkrahja, përkushtimi dhe fuqizimi i femres nuk duhet të jetë vetëm në shenjë feste, një ditë në vit, por duhet vazhduar gjatë gjithë vitit. Ne Kosovë, gruja gjithnjë ka qenë shtylla mbajtëse e familjes dhe shoqërisë. Ajo ka mundur të përballoj sfidat me të mëdha të historisë së vendit, ka lindur, rritur, djem e vazja dhe i ka dhënë për lirinë e Kosovës. Komuna e Drenasit, ka treguar shembull për gjithë rajonin se si respektohen të drejtat e grave, duke ofruar kështu edhe pozita vendimarrëse. Nuk do të jemi të vetkënaqur me këtë, përkushtimi do të vazhdoj tutje, që femra të këtë respektin dhe mundësinë e barabartë me mashkullin”, ka thënë kryetari Lladrovci me rastin e shënimit të festës së gruas- 8 Marsin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz