BallinaSportLiverpoolit do t’i mungojnë tre lojtarë për ndeshjen ndaj Realit

Liverpoolit do t’i mungojnë tre lojtarë për ndeshjen ndaj Realit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjiganti i La Ligës, Real Madrid, nuk do të përballet me kontributet e Alisson, Jeremie Frimpong apo Alexander Isak në ndeshjen e ardhshme kundër Liverpoolit.

Këtë e konfirmoi trajneri Arne Slot të hënën.

Gjatë një konference për shtyp në mbrëmje, ai u pyet për gjendjen fizike të lojtarëve të tij dhe shpjegoi: “Për ndeshjen ndaj Man City të dielën, ndoshta Isak mund të jetë pjesë e skuadrës, por ende nuk po stërvitet me ekipin. Jeremie Frimpong dhe Alisson do të jenë të padisponueshëm për të dielën”.

Real Madrid ka udhëtuar sot drejt Merseyside.

Në ndeshjen kryesore të javës së katërt të Champions League, “Los Blancos” do të përballen me kampionët e Premier League, Liverpoolin, në “Anfield”.

Skuadra e Xabi Alonsos vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores me katër gola ndaj Valencias fundjavën e kaluar.

Megjithatë, edhe ata do të kenë mungesa të rëndësishme, me lojtarë si Antonio Rüdiger, Dani Carvajal dhe Franco Mastantuono që janë jashtë fushave për shkak lëndimesh./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz