Liverpool ka fituar 2-1 ndaj Leicester dhe ruan vendin e parë me pikë të plota në Premier League, pasi janë luajtur katër javët e para.
Kjo nuk ndodhte që nga viti 1990, kur Liverpool ka fituar titullin e fundit kampion.
Miqtë kaluan në avantazh pas 10-minutave lojë, me anë të Sadio Mane. Në fund të pjesës së parë ishte braziliani Firmino që shënoi golin e dytë. Pjesa e dytë filloi me sulmet e ekipit vendas, të cilët shënuan pas gafës nga portieri Alisson Beker, që pësoi golin e parë në Premier League.
Edhe pse me shumë vuajtje në minutat e fundit, djemtë e Jurgen Klopp ja dolën të fitonin dhe të kryesojnë me pika të plota në Premier League.
https://www.youtube.com/watch?v=nUd_U2Xddxo