Lirohet bashkëatdhetari që ishte arrestuar në Serbi pasi kishte në veturë një emblemë të UÇK-së
dp

Lexo edheArrestohet personi që dyshohet se dogji autoambulancën në Ratkoc të Rahovecit, motivet ende nuk dihen

Lajmin edhe për arrestimin edhe për lirimin e tij, e ka dhënë avokati Arianit Koci, i cili ka treguar se arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti kishte të vendosur në veturë një emblemë të UÇK-së.
“Bashkatdhetari që ishte arrestuar sot në Serbi u lirua dhe po kthehet në Kosovë”, ka njoftuar Koci.
Ai ka bërë apel që të mos kalojnë nëpër Serbi, me emblema e logo të UÇK-së.
“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/

Lexo edheArrestohet personi që dyshohet se dogji autoambulancën në Ratkoc të Rahovecit, motivet ende nuk dihen
Njoftimi i plotë: