BallinaLajmeLirimi i Haradinajt u bë pas garancive të shtetit të Kosovës

Lirimi i Haradinajt u bë pas garancive të shtetit të Kosovës

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë vs Turqi ose Rumani

Federata e Futnbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Burime të afërta të “Zeri.info”, me procesin gjyqësor në Calmar bëjnë me dije se, Gjykata e Colmarit e ka liruar me kusht ish-kryeminsitrin Haradinaj, pas garancive që shteti i Kosovës i ka ofruar përmes avokates mbrojtëse të Haradinajt.

“Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, ka bërë të ditur ky burim.

Ndryshe, Gjykata e Colmarit, sot ka marrë vendim që ish-kreyminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj të jetë i lirë me kusht, raporton “Zeri.info”.

Kjo nënkupton që Haradinaj, nuk duhet të dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz