Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë
dp

Lexo edheKryeministri australian: Sulmi në Sidnei është terrorizëm

Në këtë përvjetor, Fatmir Limaj thekson se Muja ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga celulat e para të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 27 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.
Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës.

Lexo edheKryeministri australian: Sulmi në Sidnei është terrorizëm
Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 27 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!
FL