Leonora Jakupi krijon atmosferë festive në Skenderaj, interpreton në Sheshin “Adem Jashari”
BILLI

Lexo edheLeonora Jakupi të dielën mban koncert nga Skenderaj!

Në periudhën e vetizolimit si pasojë e pandemisë globale të coronavirusit, artistë nga anembanë bota kanë zgjedhur platforma të ndryshme për të qenë të lidhur me fansat e tyre.
Këtu nuk kanë bërë përjashtim edhe këngëtarët shqiptarë, disa prej të cilëve kanë publikuar këngë të reja, të tjerët kanë kënduar drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, ndërsa të tretët i kanë interpretuar hitet e tyre nga sheshet e qyteteve nga vijnë.
Për të vazhduar me fushatën për të qëndruar në shtëpi dhe për të shmangur infeksionin eventual me COVID-19, yjet e skenës sonë i kanë argëtuar admiruesit e muzikës së tyre përmes ekraneve televizive.

Lexo edheLeonora Jakupi të dielën mban koncert nga Skenderaj!
Të dielën mbrëma, në kuadër të rubrikës “Festojmë nga shtëpia” të Klan Kosova, është shfaqur këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi.
Nga Sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj, artistja e popullarizuar i ka interpretuar hitet e saj të shumta.