BallinaLajmeLekaj: Do t'i sigurojmë numrat që Haradinaj të jetë mandatar për krijimin...

Lekaj: Do t’i sigurojmë numrat që Haradinaj të jetë mandatar për krijimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur se koalicioni PAN, është duke punuar për t’i siguruar numrat për ta nominuar Haradinajn për të qenë kryeministër i Kosovës.

Lekaj në TvDukagjini, ka shprehur bindjen se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do të arrijë që t’i sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë. Ai thotë se PAN-i i ka numrat rreth krijimit të Qeverisë, transmeton Gazeta Express.

“… në këtë drejtim është i autorizuar z. Haradinaj që të bisedojë me subjektet politike rreth asaj që të sigurohen numrat. Haradinaj ka komunikim të drejtpërdrejtë edhe me subjektet politike, në këtë rast me LDK-në, por edhe takime individuale me deputetë”, ka thënë Lekaj.

Tutje ai është shprehur se Haradinaj nuk do të lejojë që Lista Serbe t’i vendosë kushte në këmbim të votës për ta bërë atë kryeministër.

“Absolutisht, në asnjë mënyrë Haradinaj nuk do të pranojë kushte nga Lista Srpska, që e dëmtojnë apo e zbehin shtetin e Kosovës. Haradinaj është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike që i thonë ‘po’ koalicionit të PAN-it”, ka thënë Lekaj. Tutje ai është shprehur se AAK-ja do të vazhdojë që të qëndrojë në koalicion me PDK-në. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz