back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLladrovci i thotë Lushtakut: Kur nuk ngon, qashtu mësuesi ta ngreh veshin...

Lladrovci i thotë Lushtakut: Kur nuk ngon, qashtu mësuesi ta ngreh veshin (Video)

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...
- Advertisement -

Lirimi i Sami Lushtakut nga burgu ka gëzuar shumë bashkëvendësit e tij, të cilët u bashkuan për ta pritur atë në një odë në Prekaz.

Në mesin e burrave që pritën Lushtakun, ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që tha disa fjalë për të, shkruan Indeksonline.

Fjalimi i tij i bëri të qeshë të pranishmit, sidomos Lushtakun dhe avokatin e tij, Arianit Kocin.

“Arianitin e falënderojmë që i ka nejt senev gati. Na moti i kishim kry o Sami po ti nuk na ngojshe, bojshe probleme. E kur nuk ngon, qashtu msusi ta ngreh veshin, por tash mirë është në fund”, dëgjohet duke thënë Lladrovci.

Atij i përgjigjet Lushtaku i cili i thotë “Mirë nuk është hiç po…”.

Kujtojmë se ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është liruar nga paraburgimi pas ankesës e cila ka ardhur për heqjen e kësaj mase nga mbrojtja e tij. Ai bashkë me Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po akuzoheshin për krimet lufte.

Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vjet burgim në vitin 2015. Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me 7 vjet burgim për përgjegjësi hierarkike.

Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz