back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeLDK merrë vendim skandaloz: Vjosa Osmani dhe 4 ish- deputetë përjashtohen nga...

LDK merrë vendim skandaloz: Vjosa Osmani dhe 4 ish- deputetë përjashtohen nga Lista Zgjedhore?

Të ngjajshme

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Nuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Balla: Sa herë që Kosova ka një festë, Berisha krijon kaos në Kuvend

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare...

Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditë...

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që t’i përjashtojë nga lista për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pesë ish-deputetët nga radhët e kësaj partie që i takojnë Legjislaturës  VIII-të.

Kështu thonë për “Gazeta Blic” brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve Komisioni për caktimin e Listës zgjedhore, i përbërë nga: Agim Veliu, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri e Kujtim Shala, mund t’i lë jashtë listës për deputetë nga radhët e kësaj partie ish-deputetët që kundërshtuan marrëveshjen për Demarkacion të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që nuk e votuan Isa Mustafën për kryeministër.

Ashtu siç mëson “Gazeta Blic” përmes burimeve të saja brenda LDK-së, ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie që më nuk do të hynë në garë për këtë post, janë Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Fatmir Rexhepi, Murat Hoxha dhe Vjosa Osmani.

Megjithëse Salihaj, është i propozuar për deputet nga kryesia e degës së LDK-së në Prishtinë, një gjë e tillë siç ka mësuar “Gazeta Blic” nuk do të miratohet nga qendra e kësaj partie.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Salihaj, mohoi të deklarohet rreth kësaj çështje duke thënë se ende nuk është bërë publike lista me kandidatë për deputetë.

Ende nuk është marrë ndonjë vendim, të shohim pas publikimit të listave, nuk mund të paragjykoj pa publikimin e listave”, ka thënë ai.

Edhe ish-deputeti Bulliqi, nuk ishte i gatshëm të deklarohet rreth kësaj çështje, ai tha se tek pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të dalë me një deklaratë.

Ende nuk ka diçka konkrete, të shohim pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm. Nëse nuk do të jem pjesë e listës do të dalë me një deklaratë”, ka deklaruar ai.

Kurse i mos propozuari për kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga kryesia e degës së LDK-së në Gjilan, Fatmir Rexhepi, thotë se do të vazhdoj të jetë pjesë e LDK-së, ani pse këtë vendim të kryesisë së kësaj dege ai e konsideron të gabuar.

Mos propozimi i emrit tim nga kryesia degës në Gjilan e vlerësoi të gabuar dhe në kundërshtim të plotë  me vullnetin e elektoratit besimin e të cilëve e kam pasur që 27 vite. Unë kam respektuar kontratën me elektoratin rugovian në ruajtjen e vlerave të LDK-së si dhe të interesave të qytetarëve dhe ato shtetërore në të gjitha kohërat. Amanetin e dhënë Rugovës se do jem anëtari i fundit besnik i LDK-së do ta mbajë pavarësisht se a do jem apo jo në listë për deputet”, është shprehur Rexhepi.

“Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me ish-deputetin Murat Hoxha nga radhët e LDK-së, i cili siç mëson “Gazeta Blic” po ashtu nuk ka marrë propozimin e kryesisë së degës së kësaj partie në Gjilan për kandidat për deputet, por kontakti me të ka qenë i pamundur, pavarësisht përpjekjeve të redaksisë.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe me ish-deputeten me të votuar femër të LDK-së Vjosa Osmani, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe sms-ve të redaksisë.

“Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me Arban Abrashin, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së lidhur me këtë çështje por as ai nuk është lajmëruar në thirrjet tona.

Ndryshe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mbajë mbledhje në orën 18:30 ku dhe do të vendos se kush do të jenë kandidatët e kësaj partie për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën.

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz