Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar si kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Gjatë mbledhjes së tyre ata kanë vendosur që VV-në për në zgjedhje ta përfaqësojë Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka konfirmuar nomimin e Albin Kurtit për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.
‘Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!’, ka shkruar ai.
Vetëvendosje ka marrë vendim përfundimar që në zgjedhjet e 11 qershorit të shkojë e vetme, pasi që ka refuzuar edhe koalicionin me LDK-në, kjo parti e cila me ditë i ka ofruar VV-së një gjë të tillë.